MENU
klinika

"E ndjej kudo brenda vetes"

Rrëfimi prekës i Dojna Memës për babain e saj

31.07.2024 - 09:40

Moderatorja e njohur Dojna Mema, si rrallë herë ka rrëfyer si e përjetoi humbjen e babait të saj në periudhën kur sapo ishte bërë pjesë e televizionit.

Në një intervistë për ‘Sol’ e pyetur nëse ka pasur zhgënjime apo rrëzime gjatë rrugëtimit të saj Dojna tha se që pas humbjes së babait të ajo arrin ta gjej forcën të ngrihet pas çdo rrëzimi si në jetë ashtu edhe në profesion.

“Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë. Më duket se qëkur babi im iku nga botë dhe shkoi në tjetrën un kam një person brenda meje që gjatë gjithë kohës më bën mua të ngrihem sa herë që rrëzohem. Kjo është e vetmja gjë e bukur në gjithë këtë trishtim të madh.”

Ndër të tjera Dojna theksoi: “ E dija që babai im nuk do donte të më shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ai do donte të shihte të bëja atë gjë që unë doja më shumë.” tha Dojna.

“Është akoma shumë e vështirë humbja e tij dhe pse kanë kaluar disa vite tashmë, çdo ditë është e vështirë, thjeshtë jemi në që mësohemi me faktin që se kemi më atë njëri”-përfundoi moderatorja.

Kujtojmë që baba i Dojnës humbi jetën 5 vite më parë nga një sëmundje e rëndë, asaj kohes moderatoja ishte në hapat e para të karrierës së saj dhe drejtonte një program dedikuar të rinjve të titulluar “Pop Culture”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikon foton e rrallë të fëmijërisë

Dojna Mema bëhet nostalgjike


Ç’po ndodh në marrëdhënien e çiftit të BBV

Ilnisa s’pranon ndarjen nga Meritoni, moderatori rikthehet në Kosovë

Rikthimi në ekran i moderatores pas rreth një viti larg televizonit

Të ftuar VIP dhe surprizat, detaje nga emisioni i ri i Arbana Osmanit!

“Do të ishte makthi më i madh i Kim Kardashian”

Çfarë po planifikon Kanye West për fëmijët e tij

Nga ndarja me Romeo Veshajn, tek problemet financiare

Pse u largua Heidi Baçi? Si ndikoi familja e saj

"Bota të më kujtojë si të dojë!"

Messi zbulon të ardhmen: Nuk do bëhem trajner