MENU
klinika

Kryebashkiaku i Vlorës zbërthen procesin

Si do përzgjidhen banesat për legalizim?

26.07.2024 - 21:47

Ermal Dredha kryetari i Bashkisë në Vlorë ishte këtë të premte i ftuar në një emision televiziv për të folur rreth mënyrës se si bashkitë do të angazhohen në legalizimin e banesave.

Ai tha se angazhimet e pushtetit vendor janë për të drejtuar të gjithë procesin. Ai shpjegoi se si do të administrohet procesi i legalizimeve.

“Ky është një angazhim që duhet të bashkërendohet si me qeverinë dhe me institucionet qendrore e patjetër edhe me ASHK-në. Të mos harrojmë se në fakt angazhimet e pushtetit vendor janë më specifike. Është më shumë për të orientuar dhe për të drejtuar të gjithë procesin e për ta zonuar.

Pak më parë dëgjova që do kemi emra të përveçëm për prioritetet tona. Qëllimi ynë kryesor është që të administrojmë të zgjithë zonën që mbulojmë. Të gjitha ankesat kryesore vijnë për procesin elegalizimeve. Ne duhet të kemi një qasje ndryshe e të zgjidhim këtë ngërç që është krijuar”,-tha Dredha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilli i Evropës kritika për minoritetet

“Grekët kërkojnë pronat, maqedonasit sherr me bullgarët”


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!