MENU
klinika

Eksperti: Të rritet kapaciteti i administratës

Si do të ndikojë në ekonominë shqiptare Censi 2023?

02.07.2024 - 16:58

Të dhënat e Censit 2023 u analizuan në emisionin Ekonomia 3D, por duke e parë në aspektin ekonomik, si do të ndikoj në ekonominë shqiptare gjithçka u nxor nga Censi 2023?

“Së pari qeveria do të duhet të rifokusohet dhe njëherë në dokumentet e saj për të vendosur objektiva të qarta dhe të arritshme pasi në shumë politikat që ndërtohet deri tani, bazohet në objektiva strategjikë, kanë qasje optimiste apo nuk tregojnë atë realitetin i cili në vetvete tashmë mund të revizionojë gjithë këtë politikë”, tha për scan Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.
Sipas ekspertit një rëndësi ka rritja e numrit të administratës si dhe një menaxhim i mirë i rritjes së buxhetit.
“Duhet të rritet shumë më tepër kapaciteti i administratës, i menaxhimit të buxhetit dhe në përgjithësi i koordinimit me biznesin dhe të gjithë grupet e interesit. Pasi një politikë e zhvilluar siç është bërë deri tani e ndarë ku qeveria ka vendosur më shumë objektiva për veten e saj”, tha ai.