Aktori i njohur Brad Pitt mësohet se praktikisht nuk ka asnjë kontakt me fëmijët e tij të rritur, sipas një burimi të afërt me familjen. Burimi zbuloi gjithashtu se aktori ka pasur vizita të kufizuara me fëmijët e tij më të vegjël për shkak të agjendës së ngjeshur.
“Angelina ka fëmijët shumicën e kohës, por sipas marrëveshjes së tyre, ai ka arritur të ketë vizita me fëmijët më të vegjël.” shtoi burimi.
“Ajo ka përdorur fëmijët si armë kundër tij”,
Pitt është babai i gjashtë fëmijëve me Jolie: Maddox, 22, Pax, 20, Zahara, 19, Shiloh, 18, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15. Siç është raportuar më parë, ish-çifti është ende i përfshirë në një betejë ligjore me qëllim finalizimin e divorcit të tyre.
“Është jashtëzakonisht shqetësuese” tha një i afërt me Pitt. “Ajo i ka përdorur fëmijët si armë kundër Brad … ajo i ka ndarë ata nga ai.”
Në qershor u raportua se disa nga fëmijët e Jolie ndryshuan mbiemrat e tyre duke hequr ligjërisht mbiemrin e të atit Pitt.