28.07.2024 - 11:19
Në ditën e dytë të Lojërave Olimpike në “ Paris 2024” nuk munguan befasitë dhe medaljet e shumta.
Sa i përket medaljeve, Australia ka dominuar në garat e notit dhe udhëheq renditjen medaljeve me pesë të tilla duke mbajtur provizorisht vendin e parë, pasi ka fituar tri të arta dhe dy të argjendta.
Në vendin e dytë vjen Kina me dy të arta dhe një të bronztë. SHBA-të mbajnë vendin e tretë me pesë medalje: një të artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta.
Medalje të arta deri më tani kanë fituar edhe Franca, Belgjika, Japonia, Kazakistani, Gjermania dhe Hong Kongu.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
I zbriten gjashtë pikë, përjashtohet trajnerja