MENU
klinika

Nga Mero Baze

Stresi i panevojshëm i Gazmend Bardhit

06.07.2024 - 21:24

Gazmend Bardhi nuk është një berishist në kuptimin e njerëzve që janë fanatikë të tij. Por tani është më keq se shumica e tyre. Është një politikan që kërkon të bëhet i pranueshëm nga berishistët. Dhe për këtë i duhet të shfaqet herë si i fort, herë herë harbut agresiv, herë herë dhe pa lidhje logjike kur flet.
Stresi i tij nuk vjen ngaqë nuk di si të bëhet berishistë, por si të jetë i pranueshëm nga ata që e dinë që nuk është me Berishën.

I gjithë ky stres vjen nga fakti që Berisha i ka dhënë sinjale publike përmes të bijës që nuk është i pranueshëm për ta.

Dhe kjo ja ka shkaktuar gjithë dramën.

Tani ai është pak a shumë në pozitat e atyre komunistëve që i godiste partia e tyre dhe ata përbetoheshin se donin dhe më shumë se të tjerët shokun Enver dhe se partia duhet ta dij se ata nuk ja kishin me hile.

Kështu atij nga një anë i duhet të përballoj refuzimin e Argitës, dhe nga ana tjetër i duhet tu tregoj berishistëve se ai është dhe më radikal se ata nëse e do nevoja, vetëm që ata ta pranojnë.
Kjo është nëj dramë e madhe që vjen nga keqkuptimi se në atë parti mund të mbijetosh po u hyre në zemër berishistëve.

Ky është iluzion.

Atyre u dukesh dhe burrë dhe trim dhe i mençur madje dhe udhëheqës pasardhës vetëm nëse kështu i dukesh Berishës. Ata shikojnë ndjejnë dhe jetojnë me sytë e mendjen dhe zemrën Berishës . Nuk kanë ndonjë kriter tjetër.

E kishin Lulzim Bashën nga 2005 deri më 2021 idhull të tyre, shpresë të tyre, të ardhmen e tyre dhe e lëshuan për një muaj vetëm se Berisha u tha befas të kundërtën. Më shumë se Lulzim Basha, Gazmend Bardhi as bën dot as bëhet dot. Kot lodhet.

Po e ka ndarë mendjen të bëj luftë me Argitën le ta bëj me qetësi, por duhet të jetë i qartë se po lufton me familjen pronare të PD. Me këto stërmundimet që tu hyj në zemër demokratëve harxhon energji kot, se ati bëhen shkrumb e hi vetëm nga një fjali e Berishës.

Mos të lodhet kot se sa bëhet hasëm kot me njerëz të tjerë dhe bëhet banal në opinionin publik, që nuk jeton as me shpresë të Berishës, as me mend e Berishës as në mëshirë të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN