MENU
klinika

“Vijmë këtu sepse nuk ka vizitorë rusë“

Turistët ukrainas, zgjedhin Vlorën!

02.07.2024 - 17:00

Pavarësisht luftës prej më shumë se dy vjet e gjysmë, shtetasit ukrainas vijojnë të mbeten ndër vizitorët e huaj më të shumtë në vendin tonë.

Madje në Vlorë, ata konsiderohen si komuniteti i dytë pas italianëve që jo vetëm frekuentojnë bregdetin shqiptar, por një pjesë e tyre janë edhe rezidentë si dhe kanë investuar në pasuri të paluajtshme dhe aktivitete të ndryshme.

Klima, deti, natyra dhe mikpritja mbeten arsyet kryesore që ukrainasit zgjedhin vendin tonë. Por, një tjetër arsye është edhe fakti që Shqipëria është deklaruar kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe se në vendin tonë nuk ka shumë turistë rusë.

Vit pas viti gjithnjë e më shumë shtetas të Ukrainës, po zbulojnë vendin tonë dhe një pjesë e tyre tashmë janë rezidentë duke u integruar në jetën e përditshme.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë