MENU
klinika

Si është gjendja e dy vëllezërve

U dyshua për atentat/ Si ndodhi shpëtthimi në mjetin në lëvizje

22.07.2024 - 08:51

Një makinë tip “Ford Focus” ka shpërthyer pasditen e djeshme e për pasojë janë plagosur rëndë dy vëllezër, Algert dhe Eraldi Mina, të cilët ndodheshin në mjet në momentin e shpërthimit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:20 në lagjen “Xhile Liçi” të Gramshit, teksa u bë me dije për mediat se shpërthimi ishte prej një dinamiti që vëllezërit e mbanin brenda në makinë, dyshohet për të gjuajtur peshk.

Shpërthimi i fuqishëm sipas ekspertëve ka ndodhur nga brenda jashtë makinës dhe jo e kundërta në të cilën do të kishim të bënim me një ngjarje kriminale. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar edhe xhamat e banesave përreth, por dhe makinave që ndodheshin të parkuara aty.

Policia thotë se makina me targa “AB 713JT” ka qenë në lëvizje kur ka ndodhur shpërthimi. Në momentin e shpërthimit, në timon ka qenë Algerti, ndërsa Eraldi ka qenë pasagjer, i cili ka marrë edhe plagët më të rënda nga shpërthimi, pasi ka qenë më afër kroskotit dhe mund të ketë probleme me gjymtyrët.

Dyshimet e para ishin se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale, teksa mendohej se kishte shpërthyer lëndë tritoli e vendosur në makinën e vëllezërve. Ata u sollën me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Vëllezërit merreshin me biznes, njëri zotëron një lokal dhe tjetri një mobilieri.

POLICIA

“Rreth orës 17:20, në lagjen ‘Xhile Liçi’, Gramsh, automjeti tip ‘Ford Focus’, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje, në rrethana ende të pa qarta ka shpërthyer. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M. dhe pasagjeri shtetasi E. M. (vëllezër), të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital”, – njofton policia, e cila ka dhënë sqarime lidhur me ngjarjen e rëndë në Gramsh, teksa shpërtheu makina e dy velëzave që mbetën të plagosur.

Sipas bluve dhe pas ekzaminimeve të repartit RENEA, nuk kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Lënda e shpërthyer ishte e vendosur në kroskotin e automjetit dhe bëhet fjalë për lëndën plasëse Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, e cila mund të ketë shpërthyer për shkak të nxehtësisë.

“Për sqarimin dhe dokumentimin e këtij rasti u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe në vendngjarje shkoi edhe njësia antieksploziv e Repartit Special RENEA, për të kryer ekzaminime të mekanizmit e rrethanave që kishin ndikuar në shpërthimin e ndodhur në automjet. Në përfundim të veprimeve të para, rezultoi se nuk ka pasur shpërthim nga jashtë të automjetit (pra nuk kemi të bëjmë me lëndë eksplozive), por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pasur në kroskotin e automjetit lëndë plasëse të dyshuar Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, lëndë e cila dyshohet se ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë. Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale dhe nuk ka asnjë indice për veprim kriminal ndaj të dëmtuarave”.

Ekspertët e konfirmojnë shpërthimin, por ajo ka ndodhur nga brenda jashtë dhe jo nga jashtë brenda, siç janë ngjarjet kriminale. Lënda plasëse është dinamit me fuqi të ulët. Vetëm njëri prej vëllezërve, pasagjer, ka probleme me gjymtyrët, por të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit