MENU
klinika

Blushi konfrontohet fizikisht me Valterin

VIDEO/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë

22.07.2024 - 18:36

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Një debat është zhvilluar mes këshilltarit të PL-së, Tedi Blushit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjatë debatit, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut, ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së.

Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht.

Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit dhe përplasjeve.