MENU
klinika

PS e vetme përballë 10 të djathtave!

Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike

23.07.2024 - 11:48

11 parti politike janë regjistruar si subjekte zgjedhore në KQZ, për zgjedhjet e Himarës që do mbahen më 4 Gusht. Partia Socialiste përfaqësohet nga Vangjel Tavo, ndërsa opozita vjen në koalicion me një kandidat që është Petro Gjikuria.

Aleatët e së djathtës janë PBDNJ, Partia e Lirisë, Partia Republikane, Balli Kombëtar, PDK, FRD, Bashkimi Demokrat Shqiptar e Balli Kombëtar demokrat.

“Miratojmë regjistrimin si subjekt zgjedhor të PS, PDK, PR, FRD, PBDNJ, PL, Balli Kombëtar, PD, PAA, Balli Kombëtar Demokrat, PBD”, deklaroi sot kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Ora 12:00 e ditës së nesërme shënon afatin e fundit për regjistrimin e koalicioneve, ndërkohë që fushata zgjedhore starton më 27 Korrik.