MENU
klinika

“Më shante, më zinte rrugën”

78-vjeçari që vrau shokun ishte “Qytetar Nderi” i Kavajës

08.08.2024 - 11:59

Dëshmia e Zyhdi Shehut, 78-vjeçarit që vrau me bastun shokun e dhomës në një azil privat në Tiranë është zbardhur.

“Më bullizonte, më zinte rrugën”, mësohet të ketë thënë ai, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Shehu raportohet se ishte historian dhe ishte shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur.

Sipas informacioneve paraprake, rezulton se viktima dhe autori vuanin të dy nga skleroza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN