MENU
klinika

Probleme me zemrën

Aktori Mehdi Malkaj shtrohet me urgjencë në QSUT!

03.08.2024 - 10:27

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ndodhet i shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute).

Ai është paraqitur pasditen e djeshme në spital dhe sipas burimeve brenda spitalit gjendja paraqitet e qetë, dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.

Aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.

Ndihmën e parë e ka marr nga mjekët e Traumës, dhe pastaj këta të fundit e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.