MENU
klinika

Djalli më keq sesa kushdo në Itali

Dekada e fundit e pamëshirshme për financat e Milanit

22.08.2024 - 16:00

Merkatos po i vjen fundi, me Atalantën që ka zënë qendër në Serie A në shtatë ditët e fundit, dhe në Europë, duke u mbyllur akordet për Breshaninin, Retegin dhe Samarxhiçin e me Raul Belanova që i shtohet më pas kësaj liste.milanNdërsa afrohemi gjithnjë e më shumë fundit, kolegët nga versioni italian i portalit të njohur të statistikave, “Transfermarkt”, kanë hartuar renditjen e deficitit të transfertave të skuadrave të Serisë A gjatë dekadës së fundit, duke marrë parasysh diferencën mes shitjeve hyrjeve dhe daljeve.

Në këtë listës, Milani në fakt zë vendin e fundit, pasi gjatë kësaj periudhe. Do të kishte shënuar deficitin më të thellë mes të gjithë klubeve të Serisë A (-647.2 mln euro.) Ndërkohë, Atalanta konfirmon edhe rezultatet e mira financiare pas atyre në fushë.

Në fakt, ai bluzi është klubi që ka bërë më shumë hapa përpara në raportin përfitime-ecuri. Me Gasperinin janë vlerësuar shumë lojtarë, të cilët janë shitur më pas me çmime të majme në ekipe të tjera. Siç pritet të ndodhë brenda gushtit me Lukmanin dhe Kopmainersin, të cilët mund t’i sjellin Atalantës diçka më shumë sesa 100 milionë euro.