MENU
klinika

Nga Skënder Minxhozi

Dhe pastaj mërziten pse humbën Himarën…

05.08.2024 - 12:58

Ishte një kronikë e një humbjeje të paralajmëruar, si në romanin e famshëm me të njëjtin titull të Garcia Markesit. Të gjithë dinin që Petro Gjikuria nuk do të fitonte përballë Vangjel Tavos. Dhe nuk fitoi. Ishte një humbje nga ato që nuhaten për së largu, sapo sheh palët në garë. Rënia e Himarës me 1500 vota diferencë, jo vetëm e çon në 6 (nga 61 bashki) totalin e njësive administrative të të djathtës në zgjedhjet lokale të vitit të fundit, por zbulon edhe një herë se opozita shqiptare nuk ka vetëm pafuqi objektive përballë Ramës në proceset zgjedhore, por edhe që kjo, pra opozita e jonë zyrtare, nuk ka as dëshirën, as vullnetin dhe mesa shihet as mençurinë minimale për t’ja bërë të paktën të vështirë jetën socialistëve në kutitë e votimit.

Vetëm pak ditë më parë patën një negociatë të gjatë me qeverinë për rregullat e kalkulimit të mandateve në zgjedhjet e ardhshme parlametare. Edhe një pjesë e të djathtës e pranon sot se Berisha mori listat e mbyllura nga Rama, blindoi pozitën dominuese mbi partinë dhe… ia hapi rrugën socialistëve për një mandat të kartërt. Dhe pastaj ankohen pse humbin çdo gjë që u del përpara, përfshirë dhe Himarën.

Kur negociuan me qeverinë për zgjedhjet e përgjithshme, mund ta kishin hedhur një fjalë edhe për 4 gushtin e Himarës. Për ata 6000 votues që nuk kishin doumenta të rregullta. Asgjë nuk thotë sot se opozita e PD-PL vuri kushte në tryezën për zgjedhjet, për të marrë dakordësinë e Ramës për votimin e votuesve me karta të skaduara në 4 gusht. Dhe as për ta detyruar këtë të fundit që të nxirrte një vendim qeverie për ta bërë mundur votimin me karta jashtë afatit.

Nuk ka asnjë zë kritik, asnjë deklaratë publike, asnjë ngritje zëri në media apo parlament nga opozita në lidhje me mijëra kartat e skaduara të identitetit në Himarë në 4 gusht. I vetmi zë paska qenë ai i ish-ministrit të brendshëm Taulant Balla, i cili ka bërë thirrje që në 22 korrik për rinovimin e kartave, duke ofruar që të pajiste votuesit me këtë dokument brenda 3 gushtit! Për opozitarët problemi u “shfaq” si me magji ditën e votës, megjithëse ka qenë aty qysh në krye të herës. Dhe pastaj qahen për 6000 vetat e mbetur pa votuar në ditën e zgjedhjeve!

Ia lanë Himarën sërish Belerit dhe Dules (PD-ja lokale e kundërshtoi Gjikurinë), duke instaluar një tjetër kandidat minoritar në një bashki ku 80 përqind e votuesve nuk janë të tillë, por shqiptarë. Edhe një herë, si në rastin e Fredi Belerit nuk qullosën asgjë me Gjikurinë, të cilin “nuk e do as fisi i vet”, siç thonë ata që njohin zonën e Bregut. Kurse për vete vazhduan të lahen nëpër lumenj e të kacavirren maleve (Ilir Meta), apo të luftojnë me mullinjtë e erës poshtë ballkonit (Sali Berisha). Dhe ankohen pse nuk fituan Himarën.

Me ndërgjegje të kthjellët e lanë garën elektorale për Himarën në duart e Vangjel Dules pa parti, duke e kanalizuar edhe një herë votimin për atë bashki në një “luftë proxy” qesharake mes Shqipërisë dhe Greqisë. E cila përfshiu si zakonisht edhe ndjenjat nacionaliste më banale të shtypit e politikës greke. Ushqyen shpresa se edhe këtë herë do të asistonim në një përballje Tiranë-Athinë, duke harruar se Micotaqis tani nuk ka më fushatë elektorale në vendin e tij. Një kalkulim ky i opozitës shqiptare që del gjithnjë me humbje kur territori ku votohet ndodhet në një krahinë që quhet Labëri dhe ka qendër administrative Vlorën! Dhe vazhdojnë të habiten pse e humbën Himarën!

Së fundi, ia prenë krahët garës së Gjikurisë në mes të procesit të votimit. Dalja e Vangjel Dules me akuza në mes të vapës, teksa kutitë ishin të hapura, apo akuzat e Berishës dhe Metës pa u mbyllur kutitë, ishin mesazhi më i keq i mundshëm për elektoratin e Gjikurisë. Mos dilni në votime, na vodhën, mbaroi gjithçka, dukej sikur thoshin të tre në kor. Dhe pastaj mërziten pse e humbën Himarën me një mal votash!

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika