Divergjencat dhe lufta në Partinë Socialiste duket se po thellohen. Ndërsa ndaj edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Rama pritet të nisë spastrimet në PS, duke bërë ndryshimet e para në nivel drejtues të qarkut. Thuajse të 12 qarqet do të gjithë pjesë e ndryshimeve. Ajo çka bie në sy është “zhveshja” apo largimi i disa drejtuesve “VIP” të Qarqeve. Kështu në Qarkun e Vlorës thuhet se Rama ka menduar të dërgojë si drejtues Bledi Çuçin, i cili do të largohet nga Berati. Po ashtu, për Qarkun e Vlorës ka zëra se mund të delegohet edhe Belinda Ballukun, e cila mban kreun e qarkut të Dibrës. Ndërsa Qarkut Berat flitet se do t’i besohet Nasip Naços, i cili është një politikan që gëzon popullaritet të madh.
Sakaq, në Fier janë disa emra që lakohet, ndërkohë që në Tiranë ka një rivalitet të madh mes Blendi Klosit dhe Erion Veliajt. Ky i fundit është aktualisht drejtues i Qarkut të Tiranës, por mund të zëvendësohet nga zoti Klosi. Madje burime nga selia rozë pohojnë se kryesocialisti Edi Rama mund ta marrë dhe vetë drejtimin e Qarkut të Tiranës për të shmangur çarjen e Partisë Socialiste në këtë zonë. Po ashtu, Ulsi Manja pritet të largohet nga Lezha për të shkuar në Dibër si drejtues qarkut. Ndërkohë në Lezhë drejtimin e Qarkut mund ta marrë kryebashkiaku Pjerin Ndreu. Ndërkaq flitet se Taulant Balla mund të zëvendësojë Elisa Spiropalin si drejtues politik në Qarkun e Shkodrës apo edhe kryebashkiaku Benet Beci.
Qarqet Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër
Po ashtu, zoti Balla flitet se mund të rikthehet edhe si drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, duke zëvendësuar aty Damian Gjiknurin. Sakaq në Korçë përkohësisht drejtues mbetet Niko Peleshi, ndërsa në Gjirokastër Mirela Kumbaro, edhe pse nuk e kanë të sigurtë. E në fund, “qershia mbi tortë” i themi ne, është Pandeli Majko, i cili si për dreq paskërka pas “fat derri”. Majko prej disa muajsh është emëruar drejtues i Qarkut të Kukësit dhe këtë ofiq pritet ta mbajë, pasi sikundër e tha edhe kryeministri në Kongresin e Partisë Socialiste, Pandi është ikona e PS. “Përplasu” e “zvarritu” sa andej këndej, Majko e ka gjetur gjithmonë rrugën e kthimit (kemi parasysh këtu episodin e zgjedhjeve të përgjithshme 2021, kur Rama e vendosi kandidat për deputet në Tiranë të 19-in në garë, duke “firmosur” kështu largimin e tij nga politika, pasi e la jashtë vijës së kuqe). Megjithëse humbi në zgjedhje, “fati” qe sërish në anën e Majkos. Socialisti ia doli të ngjiste shkallët e Kuvendit, duke u ulur në karrigen e deputetit Alqi Bllako, pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga mandati si i përfshirë në aferën e inceneratorëve. Pas deputetllikut, karrigia e drejtuesit të Qarkut Kukës, mund të themi se shënon rehabilitimin e plotë të Majkos në PS dhe mund të jetë një ogur i mirë për raportet e tij me Ramën.
Paralajmërimi
Ndërsa kujtojmë se kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, teksa ka kritikuar deputetin që sipas tij kujtohen për vetëm kur ju duhet të vota, ka dhënë edhe disa detaje për skuadrën e re të zgjedhjeve edhe për ata të 2025. deputetja që nuk ju takojnë këto fjalë, pasi nuk janë të gjithë dembelë. Vullnet Sina është i papërshtatshëm. I ka në rregull punët e veta, por Vullneti në terezi e kishte edhe këtu te ne. Më tha para disa kohësh se do ta mbyllë kyçin e tij,. Kurrë nuk ka shkruar për problemet personale, por ka shkruar pas mesnate pasi është kthyer nga zona, aty ku ka më shumë se një qeveri e të gjithë njerëzve. Mbi shembull të tillët që nuk ngojnë, që e bëjnë shumë të madhe pa bujë të vogël, do të ndërtojmë skuadrën tonë elektorale për ndeshjen e radhës, të hyjmë vetëm për të marrë mandatin e katërt radhazi, por për fitoren. shembullore”, deklaroi Rama.