MENU
klinika

Një unazore “në sitën” e Sekretariatit

Energjia, linjë e re 400 kv me Kosovën

31.08.2024 - 11:36

Energjia, linjë e re 400 kv me Kosovën dhe një unazore “në sitën” e Sekretariatit

Këshilli Ministral i Komunitetit të Energjisë, pritet që të kalojë në dhjetor të këtij viti për miratim një listë me projekte që janë fizibël ekonomikisht për vendet që janë pjesë e Komunitetit të Energjisë.

Shqipëria ka paraqitur në këtë listë dy projekte paraprake. Sipas analizës së kritereve ata janë vlerësuar me 18.2 pikë dhe 15.2 pikë me një renditje që i vendos ato në vendin e tretë dhe të pesë të listës.

Referuar listës Shqipëria ka aplikuar me “Mbyllja unazore e linjave te brendshme 400 kv të Shqipërisë” që në fakt vlerësohet si projekti me ndikim më të madh socio-ekonomik dhe së dyti për një linjë të re 400 kv me Kosovën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e fortë e të dërguarës së Gjermanisë

“Ballkani i Hapur të mos dublojë procesin e Berlinit”