MENU
klinika

Shitja e prodhimeve bujqësore

Fermerët e Korçës duan që çmimet t’i përcaktojnë vetë

26.08.2024 - 15:32

Fermerët e juglindjes së vendit për sa kohë nuk arrijnë të bashkojnë prodhimet bujqësore nuk do të jenë faktor me çmime në treg, madje nuk do të arrijnë të shesin as prodhimet. Për Jorgo Brahollin, fermer në fshatin Dvoran, vetëm duke bashkuar prodhimin nuk do lejohen grumbulluesit që të jenë faktor me çmimet në treg.

Në të njëjtën linjë është edhe fermeri potencial Ylver Bylykbashi kur shprehet se për sa kohë fermerët nuk bashkojnë prodhimin për shkak të kostos nuk do të jenë imponues në treg.

Drejtori i bujqësisë së rajonit të Korçës, Vullnet Gjolla tha se bashkimi i prodhimit i krijon fermerëve klimën e duhur dhe që të jetë ata faktor përcaktues dhe jo grumbulluesit

Mos shitja e prodhimeve bujqësore ka detyruar fermerët të dalin në protesta ashtu siç i ka detyruar të mos vjelin më shumë se 40 për qind të prodhimit të kumbullës e qershisë, ndërkohë që prej dy vitesh nuk kanë shitur grurin e misrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!