Mirlind Daku nuk është më beqar! Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit, Mirlind Daku, ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë. Ai ka postuar fotografi me të dashurën në rrjetin social “Facebook”.
Dyshja shihen në ashensor, teksa Daku ka shkrepur foton, megjithatë pa zbuluar fytyrën e partneres së tij. Kujtojmë që pas Europianit, djemtë e Kombëtares janë në fokusin e publikut, sidomos ata beqar.
Ndaj edhe ditët e fundit, Mirlindi ka dalë nga lista e djemve single, për të shijuar kështu këtë histori të bukur dashurie që ka nisur me vajzën misterioze. Sulmuesi i Shqipërisë, ka tërhequr interesin e disa skuadrave mes tyre është edhe Cagliari nga Serie A, por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe një klub tjetër. Mediat italiane raportojnë se edhe Genoa, po monitoron situatën e tij.
Madje interesin për të nga klubi italian e pranoi edhe vetë babai i sulmuesit gjatë një interviste në Rusi. Fjalën e fundit do ta thotë klubi i Rubin Kazani, që për momentin nuk ka vendosur ende nëse do ta shesë apo jo Dakun.