MENU
klinika

Prezanton vajzën që ‘i ka marrë zemrën’

Getinjo, në një romancë të re dashurie!

08.08.2024 - 16:28

Reperi i njohur Getinjo sapo ka konfirmuar që është në një romance të re dashurie. Me një postim në ‘InstaStory’, ai na ka prezantuar me të dashurën e tij por pa ja zbuluar indetitetin.

Në postimin e tij, Getinjo shihet duke qëndruar pranë partneres së re, duke ndarë një moment të veçantë dhe të ngrohtë. Fotografia ka ngjallur shumë interes dhe komente nga fansat, të cilët janë kuriozë për identitetin e vajzës dhe e përgëzojnë reperin për lumturinë e tij të re.

Kujtojmë që reperi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big-Brother VIP Kosova krijoi një romancë dashurie me Vivien Thano, e njëjta banore e atij formati, të cilën më pas e vazhduan edhe pas përfundimit të ‘reality show-t’ por nuk zgjati shumë.

Ish-çifti i dhanë fund përfundimisht romancës së tyre ku u fol se shkak u bënë disa debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve shkak u bënë dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.

U raportua se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të 30- vjetorit të ish-banores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një klip i xhiruar në shtëpi!

Dy këngë të reja sot nga Tayna dhe Getinjo