MENU
klinika

Vjen për herë të parë sulmuesi i Partizanit

Habia me listën/ Silvinjo lë jashtë edhe Muçin

30.08.2024 - 11:44

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka publikuar listën me 24 lojtarët e thirrur për dy ndeshjet në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Një listë befasuese, ku ka shumë mungesa por edhe emra të rinj. Braziliani ka lënë jashtë emra si portieri Berisha, ndërkohë ka thirrur Alen Sherrin. Githashtu ka marrë mbrojtësin e djathtë të Partizanit, Andi Hadroj. Në mesfushë ka grumbulluar edhe emrin e ri si Sebastjan Spahiu ashtu si dhe futbollistin e Partizanit, Agim Zeka. Silvinjo nuk ka preferuar Ernest Muçin, Anis Mehmetin, Marvin Çunin. Myrto Uzuni dhe Keidi Bare nuk u përzgjodhën as për Europianin dhe as për këto dy ndeshje.

LISTA E EUROPIANIT


LISTA E NDESHJEVE TE SHTATORIT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kontratë me klauzolë nëse nuk përmbushet objektivi

Ja sa përfiton Sylvinho me stafin e tij!

Presidenti Duka dhe FSHF i shprehin ngushëllimet

Ditë zie për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo humb nënën

Ja situata me lojtarët e Kombëtares

Gjysmat nuk luajnë, Silvinjo e nis me… stres