MENU
klinika

Unaza që ngriti dyshime për propozim!

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj plane për dasmë

25.08.2024 - 12:57

Ish banorja e “BigBrother Vip” Heidi ka festuar ditëlindjen e saj ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj i cili shkruante: “Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua dhe kur s’ta them”.

Mirëpo në mes postimeve të ditëlindjes Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”. Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund t’i ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifti nuk na ka dhënë asnjë detaj. Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt.

Ndoshta kjo unazë, është edhe propozimi i shumë pritur që vetë finalistja e “Big Brother” ishte duke pritur. Megjithatë, çifti deri më tani ka preferuar që mos të deklarojë asgjë në lidhje me planet e tyre në jetën private.

Dyshja u njohën gjatë eksperiencës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3”, e cila duket se po ecën mirë edhe jashtë. Heidi ka “braktisur” Italinë dhe po jeton me Romeon në një apartament në Tiranë. Pas përfundimit të spektaklit, çifti kanë vendosur që t’i kushtojnë kohë njëri-tjetrit, duke qëndruar larg syrit të publikut dhe angazhimeve në media.

Edhe pse kishte dyshimte të shumta nëse do ta vazhdonin atë që nisën në “Big Brother VIP”, duket se çifti u ka dhënë fund këtyre aludime pasi në shumë dalje janë parë bashkë. Pothuajse gjithë verën çifti është parë bashkë, ku kanë qenë vende te shumta ku kanë shkuar. Disa herë vetëm dhe disa herë në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, çifti është shfaqur më i lumtur se kurrë.

Që pas përfundimit të “Big Brother”, Heidi ka zgjedhur që të vijë për të jetuar në Shqipëri, për të qenë edhe më pranë partnerit të saj. Që ditët e para pas eksperiencës televizive, ata menjëherë nisën edhe të jetonin së bashku, duke shijuar këtë histori dashurie larg vëmendjes së mediave. Vera për ta ka qenë e mbushur me ditë pushimi ku udhëtimet kanë qenë kryefjala e tyre.

Vetë Heidi ka publikuar në rrjetet sociale edhe videot e fotot nga takimi i Romeos me familjen e saj, duke na zbuluar kështu edhe raportet e shkëlqyera që tashmë familjet kanë. Në ato dalje publike që Heidi që ka pasur, ajo ka folur për historinë e dashurisë, duke u shprehur se është më e dashuruar se kurrë. Ajo ka treguar se do të jetojnë së bashku në Shqipëri, ndërsa shtoi se familjarët e tyre ende nuk janë takuar pasi prindërit e saj janë në Itali. Sa u përket planeve për martesë, Heidi tha se po pret propozimin nga Romeo Veshaj.

“Ne nuk ndahemi dot. Fakti është ky që punën time, ngaqë gjithmonë kam jetuar në shtete të ndryshme, nuk i kisha rrënjët aq të futura në Itali, siç është Romeo këtu. E kemi folur dhe unë dua të nxjerr të drejtën time pse ti jo andej dhe unë këtej. Unë jam më tepër tek Shqipëria, sepse më ka pëlqyer. Ndjehem shumë më shumë e dashuruar. E kemi shijuar njëri-tjetrin në mënyrë më të thellë. Ne jemi shumë njëlloj në shumë aspekte. Kam qenë për drekë tek gjyshërit e Romeos, jam kënaqur me ta. I dua shumë, janë shumë të ëmbël. Prindërit e mi ende nuk kanë ardhur këtu, por do të shkojmë së shpejti atje, flasim shumë në telefon. Dasma nuk është në dorën time, pres propozimin. Do e shohim”, – tha ajo në “Top Arena”.

Por teksa e gjithë vëmendja e publikut ka qenë për këtë çift, ditët e fundit në rrjet një tjetër thashetheme ka qarkulluar. Ka qenë gazetari Ronaldo Sharka që ka shkruar se edhe Egla Ceno do të martohet. Fituesja e “BBVA 3”, Egla Ceno shpesh ka folur dhe është shprehur se jashtë ka pasur një person që i kishte “vjedhur” zemrën dhe se ishte e dashuruar.

Duket se shumë shpejt aktorja do i jap fund beqarisë. Këtë lajm e ka ndarë përmes një postimi gazetari Ronaldo Sharka, i cili shkruan se Egla do martohet këtë verë. Sipas gazetarit Ronaldo Sharka dyshja do të bëjnë një dasmë të madhe dhe tradicionale. Me gjasa që kjo është një deklaratë e Ronaldos, i cili ka kërkuar që të provokojë mediat. Duke qenë një periudhë e vakët lajmesh, duket se Ronaldo ka dashur pak vëmendje, duke ironizuar kështu edhe fituesin e “Big Brother”.

Sakaq Egla ka zgjedhur që ta injorojë këtë shkrim të tij, duke vijuar me rutinën e saj. Kujtojmë se kur ishte në “Big Brother”, vetë aktorja u shpreh se ishte e dashuruar dhe se partnerin e kishte jashtë. Kaq mjaftoi që në rrjet të zbulohej se, në fakt, aktorja figuronte e martuar. Vëllai i Egla Cenos sqaroi aludimet se aktorja ka qenë e martuar me një djalë italian ose është ende.

Egla ka thënë se e ka një “dashuri jashtë”, por vëllai i saj tha se ajo ka vetëm një “martesë për letra”. Beso, i ftuar në “Shqipëria Live”, tha: (Egla) Nuk është e martuar, për të fituar letrat në Itali ka qenë në martesë fiktive nuk jam shumë i sigurt po nuk është e martuar, një mik i ngushtë është ofruar ta ndihmojë unë e di që motrën e kam të pamartuar nuk e di si figuron në gjendje civile po e di që nuk është e martuar…

“Po është e saktë më kujtohet është një mik i ngushtë në fillimet e saj kur ka filluar letrat … me sinqeritetin më të madh do ishte injorancë e madhe që vëllai nuk do dinte diçka… jemi njerëz të lirë të themi çfarë duam…”

Gjatë një interviste për “Fiks Fare”, Egla ka folur për herë të parë në lidhje me këtë çështje. Aktorja tha se lidhja me italianin është e kohërave të rinisë, duke treguar se tashmë nuk ka marrëdhënie me personin në fjalë.

“Tani jam hedhur në Bullgari me Dragoviç edhe pse radha ka shkuar tek molla e kuqe”-u shpreh Egla duke qeshur.

Aktorja Egla Ceno gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj ka zbuluar detaj të reja nga jeta personale. E teksa fansat janë kuriozë për të ditur më shumë për jetën sentimentale të fitueses së “Big Brother VIP”, një ndër ta e ka pyetur: “Kur do të martohesh”. Kësaj pyetje Egla duke qeshur i ka dhënë një përgjigje epike: “Ja sa të bëhem 50 vjeç. Vazhdare”.

Me gjasa edhe nëse ndodhë që aktorja të martohet, do ta mbajë këtë sa më larg publikut, ashtu si ka bërë në gjithë këto vite me jetën e saj private. Ndaj jemi të sigurt që dasma e Romeos dhe e Heidit do të jetë një atraksion edhe në rrjetet sociale, duke bërë që fansat ta shijojnë ceremoninë e dyshes. Por deri atëherë ka ende kohë, ndonëse gjërat për çiftin janë bërë serioze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja unaza që ish-banorja e Big-Brother mban në duar

Pas urimit të veçantë për ditëlindje Romeo i propozon Heidit!