MENU
klinika

Nga Mero Baze

Incidenti ndaj Vjosa Osmanit si mesazh se kë preferon shumica e re e Shkupit në Kosovë

02.08.2024 - 21:17

Incidenti me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit ka kuptim vetëm si një shërbim politik kulisash kundër Vjosa Osmanit, për ti treguar që I preferuari I Shkupit është Albin Kurti.

Qeveria e re në Shkup, është një shumicë e mbështetur drejtpërdrejt nga Albin Kurti, duke marrë pjesë në fushatën elektorale në Maqedoninë e Veriut. Albin Kurti u investua edhe pse e kishte të qartë që është një aleancë antiperëndimore, edhe që po e përçante faktorin shqiptar në Maqedoni për shkak se nuk duronte dot sundimin e gjatë të Ali Ahmetit në pushtet .

Përpjekja e tij për të nxjerr nga politika liderët e UCK në Kosovë dhe Maqedoni e motivonte dhe më shumë.

Pra e thënë ndryshe shumica në pushtet në Maqedoninë e Veriut I është mirënjohëse Albin Kurtit dhe e ka atë aleatin politik më të rëndësishëm në Ballkan.

Fakti që ata prodhuan një incident kaq banal ndaj presidentes së Kosovës, nuk mund të jetë kurrsesi rastësor, pasi protokolli siguron që personalitet kalojnë nga seksioni VIP.

Incidenti ka kuptim vetëm në kontekstin e muajit të fundit kur Osmani dhe Kurti duket se kanë divergjenca të heshtura brenda pushtetit në Kosovë lidhur me qëndrimin ndaj rekomandimeve të perëndimit.

Fakti shqiptarët që janë pjesë e qeverisë në Shkup, po përpiqen ta paraqesin si incident banal, tregon sikletin që ata kanë nga raporti i fort miqësor me Kurtin. Madje ata u identifikuan me Albin Kurtin në fushatë.

Edhe në kohën që Kosova nuk njihej si shtet, Ibrahim Rugova udhëtonte si president nga Shkupi dhe respektohej si president.

Incidenti ka kuptim vetëm për it treguar Vjosa Osmanit që nuk të njohim ty në Kosovë por Albin Kurtin.

Ndryshe nuk do t’ia vlente as të komentohej.

Dhe I vetmi që nuk ka reaguar ende është Albin Kurti. Me sa duket ai mesazhet për politikën e brendshme në Kosovë I jep përmes një grekeje të Shqipërisë, kurse mesazhet për aleatët problematik në pushtet përmes sllavëve të Maqedonisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN