MENU
klinika

Nuk ka më kthim pas

Jennifer Lopez dorëzon kërkesën për divorc nga Ben Affleck

21.08.2024 - 17:00

Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez ka dorëzuar kërkesën për divorc në një gjykatë në Los Anxheles të martën e 21 gushtit.

Sipas Sky News, çifti u takua për herë të parë në xhirimet e filmit Gigli vitin 2001 dhe që prej asaj kohe ata ishin një nga çiftet më të komentuara në Hollivud. Megjithatë kjo marrëdhënie zgjati shumë pak. Ata e anuluan papritur dasmën e tyre në vitin 2003 dhe u ndanë disa muaj më pas.

Këngëtarja Lopez u martua me këngëtarin Marc Anthony, vetëm pesë muaj pas ndarjes nga Affleck. Kurse ky i fundit, u martua me aktoren Jennifer Garner dhe pas disa vitesh u ndanë.

Ndërsa në vitin 2021 dyshja u lidhën përsëri me njëri -tjetrin dhe në korrik të 2022 ata u martuan në një ceremoni luksoze në Las Vegas.