MENU
klinika

Mirlind Daku drejt një aventure të re

Klubi i Serie A bën gati ofertën për të transferuar sulmuesin e Kombëtares

03.08.2024 - 12:08

Mirlind Daku mund ta mbyllë me Rubin Kazanin, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që pritet të nisë një aventurë të re këtë sezon.

Për 26-vjeçarin e lindur në Gjilan ka shfaqur interes dhe klubi i njohur italian, Cagliari. Pasi transferoi Alen Sherrin nga Egnatia, klubi që militon në Serie A duket se do edhe një futbollist tjetër shqiptar.

Siç bëjnë me dije mediat ruse, Cagliari ofroi 3 milionë euro për shërbimet e Dakut, një ofertë që u refuzua menjëherë nga ana e Rubin Kazanit.

Tashmë, klubi italian ka rritur ofertën në 5 milionë euro, plus 3 të tjera bonuse në bazë të golave dhe asisteve që ai do të bëjë. Oferta nuk është e keqe, por Rubini duket se është i bindur që nuk do ta lëshojë Dakun pa 10 milionë euro.

Nga ana tjetër, babai i sulmuesit, i cili në të njëjtën kohë është dhe agjenti i tij, është në kontakte të vazhdueshme me Cagliarin, por gjithashtu dhe me CSKA-në e Moskës, Lokomotivën e Moskës dhe disa klube nga Bundesliga gjermane.

Në startin e këtij sezoni, Daku ka luajtur dy ndeshje të plota për Rubin Kazanin, nga të cilat numëron një gol dhe një asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një nga më të mirët në futbollin shqiptar!

Ilir Daja? Jo! Kukësi gati të zyrtarizojë trajnerin e njohur!

Lojtari i ndeshjes që në të parën në Kampionat

Mirlind Daku: Nuk kam arritur ende formën ja pikat e forta