MENU
klinika

Kryhen testimet e fundit

Kur mund të hapet ura e Ibrit nga qeveria e Kosovës

09.08.2024 - 15:40

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në Kosovë, Hysen Durmishi, ka njoftuar se në një afat kohor prej “dy apo tri” ditësh do ta kenë raportin që konstaton nëse ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë është apo nuk është stabile për hapjen për lëvizjen e automjeteve. Para hapjes së urës mbi lumin Ibër, ekzekutivi kosovar synon të testojë “kapacitetit mbajtës të strukturës ekzistuese të urës” fillimisht. MMPHI ka shpërblyer me kontratë kompaninë “IPE PROING SHPK” në Prishtinë, punëtorët e së cilës kanë veçse nisur inspektimet teknike të urës së Ibrit. “Sot jemi këtu duke i bërë testimet për stabilitetin e urës mbi lumin Ibër. Ne kemi filluar para dy dite… gjatë ditës do të përfundojë ky proces në mënyrë që brenda dy – tre ditësh ta kemi raportin final, i cili konstaton nëse ura është stabile apo jo për qarkullimin e automjeteve”, ka theksuar Durmishi.

Megjithatë, vendet e QUINT-it në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 2 gusht, kanë deklaruar se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment, ndërsa Forca e NATO-së në Kosovë, ka theksuar se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE). Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në takimin e organizuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut rreth “bashkëpunimit ndëretnik” në Kosovë, ka thënë se kërkesa për mos-hapjen e urës mbi lumin Ibër nuk është vetëm e paarsyeshme, por edhe absurde, sepse, sipas tij, hapja e urës që aktualisht ndan qytetin nuk e rrezikon paqen. “Ne jemi të bindur se Liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë”, ka deklaruar Elbert Krasniqi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN