MENU
klinika

Plagosja te Komuna e Parisit

Kush është 45-vjeçari që u qëllua me armë nga efektivi

19.08.2024 - 18:58

45-vjeçari Loren Kosta, personi që shihni në foton më lart, mbeti i plagosur sot (19 gusht), pasi u qëllua me armë zjarri nga efektivi i policisë, Erion Goxhara.

Bëhet me dije se Kosta ka punuar më parë te KESH, ndërsa aktualisht punon tek Enti Rregullator i Energjisë. Ai ka marrë plagë në pjesën e poshtme të trupit, ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës.

Efektivi Goxhara ndodhet ende në kërkim, ndërsa Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj bëri me dije në një deklaratë për mediat se kishte komunikuar me të dhe se ai ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Sipas Vocajt, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i bëri thirrje efektivit që të dorëzohej.