MENU
klinika

“Franca po konkurron me Gjermaninë për Serbinë”

Macron së shpejti në Beograd, mediat e Vuçiçit në “delir”

19.08.2024 - 14:00

Kur Emmanuel Macron, presidenti i Francës, të shkojë në Beograd në shtator, do të jetë lideri i tretë i një fuqie të madhe që viziton Serbinë në vetëm katër muaj. Sipas analistëve që prenoncohen për median serbe pranë qeverisë, “Blic”, ky është një konfirmim se Serbia është vendi më i rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe se marrëdhëniet dypalëshe të vendit me Francën janë duke u thelluar, në radhë të parë në aspektin e bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak. Siç shkruan “Blic”, pas Xi Jinping, Presidentit të Kinës dhe Olaf Scholz, kancelarit të Gjermanisë, Macron po mbërrin në Serbi edhe në një moment të ndjeshëm kur bota është e ndarë mes luftërave në Evropën Lindore dhe Lindjen e Mesme. “Fakti që Aleksandër Vuçiç së fundmi, në fillim të prillit, ishte në Francë për një takim me Macron, të cilin e takoi edhe në fillim të Lojërave Olimpike në Paris, tregon se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të zhvillohet me shpejtësi”, shkruan media serbe. Sipas njoftimeve, Macron duhet të vijë në Serbi më 5 ose 6 shtator. Presidenti aktual francez për herë të parë vizitoi Beogradin në korrik të vitit 2019, kur dy vendet festuan 180-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Arsyet e vizitës

Zoran Milivojeviç, një diplomat, thotë për “Blic” se ardhja e Macron është një konfirmim i “marrëdhënieve aktuale të ndërsjella midis dy vendeve”.”Ky është edhe një tregues i vendosmërisë që marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Serbisë dhe Francës të vazhdojnë të thellohen”, vlerëson Milivojeviç. Siç thotë ai, ka dy arsye për këtë. Franca është historikisht më e afërta nga të gjitha fuqitë perëndimore me Serbinë, sepse ajo nuk kishte kufizime të mëdha në bashkëpunimin me atë vend në të kaluarën, dhe për këtë arsye e njohu Francën si partnerin e mundshëm më të afërt në Perëndim. Si dhe Franca po i kthehet politikës së saj të jashtme tradicionale në Ballkanin Perëndimor, e cila e identifikoi Serbinë si partnerin më të rëndësishëm në këtë rajon”, argumenton diplomati.

Blerja e avionëve

Ai vlerëson se arsyeja e ardhjes së Macron është thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe ushtarak, si dhe mbështetja e Francës për integrimin evropian të Serbisë, veçanërisht në “situatën kur formohet Komisioni i ri Evropian”. Ai beson se në tavolinë do të jetë edhe çështja e bashkëpunimit ushtarak. “Tani, kur të vijë vizita, besoj se do të ripërtërihet pritshmëria që negociatat të përfundojnë, që kjo ide realisht të konkretizohet, pra që Serbia të marrë avionë luftarakë dhe të forcojë aftësitë e saj luftarake në aspektin e industrisë ushtarake, kushtet e avionit”, vlerëson Subotiç.

Konkurrenca me Gjermaninë

Ai thekson të veçantë faktin se për vetëm katër muaj “do të vijë lideri i tretë i madh në Serbi pas Xi Jinping dhe Scholz”. “Ky është një konfirmim i forcimit të pozitës ndërkombëtare të Serbisë. Është privilegj i vendit tonë që mund të presë liderët e vendeve më të fuqishme në botë. Në të njëjtën kohë, është dëshmi se Serbia është vendi më i rëndësishëm në rajon”, përfundon Milivojeviç. Dhe Strahinja Subotiç, menaxher i programit të Qendrës për Politika Evropiane, sheh mundësinë që bashkëpunimi ekonomik midis Serbisë dhe Francës të vazhdojë të rritet me ardhjen e Macron. “Franca nuk është një partner ekonomik aq i rëndësishëm në krahasim me Gjermaninë. Megjithatë, ne shohim se Franca ka ambicie të konsiderueshme për të konkurruar ende me Gjermaninë. Ajo synon bashkëpunimin ushtarak, bashkëpunimin në fushën e industrisë ushtarake. Dhe, në anën tjetër, bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe të gjitha ato teknologji që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit”, analizon Subotiç. Strahinja Subotiç thotë se Franca është e gatshme të konkurrojë me Gjermaninë në bashkëpunimin ekonomik me Serbinë. Siç thotë ai, pritet që në pesë vitet e ardhshme, Bashkimi Evropian të merret fuqishëm me zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor dhe vendeve si Ukraina. “Në këtë drejtim, gjithçka që Franca po bën është të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë. Kjo duhet të jetë komplementare me atë që po bëjnë zyrtarët e tjerë evropianë”, thotë Subotiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervistë ekskluzive, Ambasadorja e Francës

“Asociacioni s’është një “Republika Srpska” e dytë”