25.08.2024 - 12:27
Mbi 9 mijë gjoba ka vendosur këtë javë Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë. Shumica e tyre për shkak të parkimit të gabuar. Gjithashtu janë arrestuar 23 drejtues mjetesh gjatë kësaj periudhe, ndër to, 14 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 9 për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Në total në të gjithë vendin janë vendosur 22 260 gjoba ndërsa janë pezulluar 161 leje drejtimi.
Arrestime dhe procedime në Tiranë:
9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit
2 persona për pa leje drejtimi
14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit
3 largim nga vendi i aksidentit