MENU
klinika

“Saga” e frikshme e hakmarrjes si në filma!

Pesë të vrarë në 6 atentate, pse nisën konfliktet mes grupit të “Sanços” dhe Papës?

28.08.2024 - 15:37

Policia arrestoi sëfundmi Andrea Kalemin, një personazh tepër i njohur për drejtësinë pas një operacioni të RENEA-s dhe forcave të rendit të Gjirokastrës.

Kalemi u arrestua vetëm pak javë pas masakrës së Memaliajt, ku atentatorët vranë tre persona, ndërkohë që kishin si objektiv babanë e Andreas, Shyqyr Kalemin.

Andrea Kalemi u arrestua me një akuzë të lehtë për të shkuarën e tij, ndërkohë që përplasja mes dy grupeve ka shkaktuar të paktën pesë të vdekur dhe gjashtë atentate deri më tani.

Saga më e fundit e përplasjes mes grupeve, ishte pikërisht masakra në Memaliaj, ndërkohë që gjithccka duket se nisi me vrasjen e Aleksandër Sadikajt nëpërmjet një atentati me tritol në makinë, teksa ai po lëvizte në aksin Tiranë-Elbasan.

Pamjet e Sadikajt duke dalë i gjymtuar nga makina në flakë bënë xhiron e rrjeteve sociale, ndërkohë që familjarët e tij drejtuan gishtin nga Edmond Papa. Ky i fundit do të vritej disa muaj më vonë teksa po shkonte për të vizituar nënën e sëmurë në Tiranë.