Sarah dhe DJ PM janë ndër çiftet më të ndjekura në “showbizz”-in tonë. Dyshja, e cila u lidh në “Big Brother” është përfolur shpesh se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, por të dy e kanë mohuar.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sarah Berisha, shprehu dëshirën që ajo dhe DJ PM të bëhen prindër. Edhe ky i fundit nuk e ka përjashtuar ndërmarrjen e një hapi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre, por ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të re. Në një intervistë për “Onima”, DJ PM është shprehur se e sheh veten baba dhe nuk do të jetë një lajm që do ta mbajnë të fshehtë.
“Ajo që më çudit në këtë debat është që unë s’kam parë që njeriu të fejohet tinëz. E di pse nuk e bëj? Sepse në njëfarë forme, njerëzit që na përkrahin dhe kanë dashur prej fillimit edhe mua, edhe Sarën sa kemi qenë në ‘Big Brother’, në njëfarë forme, e them në thonjëza, ua kemi borxh që t’ua tregojmë që kemi marrë një hap më të rëndësishëm në jetë, kemi marrë një hap më të madh kështu që nuk besoj që do të fejohemi dhe mos ta dijë askush, është e palogjikshme kjo.”
Së fundmi PM ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur edhe për marrëdhënien me partneren e tij dhe planet për t’u bërë prindër. Teksa u pyet nga gazetarja a është një fëmijë në planet e tyre, ish-banori i “BBVIP” tregoi se këtë vit do të nisin një fëmijë.
“Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim”, – u shpreh PM, duke treguar se së shpejti në jetën e tyre do të vijë një bebe.