MENU
klinika

Nga Kimete Berisha

Provokoi luftë për një çantë, nga mëndjemadhësia

02.08.2024 - 15:11

E patë se si nga mendjemadhësia provokoi të vriten njerëzit për çantën e saj në aeroport.

Të kishte veç pak takt s’do ta kishte bërë punën t’ia çelnin çantën, por do ta çilte vet! E çel njeriu çantën kur e sheh se s’bën pa u çelur.

Të ishte normale s’do ta bënte veten ta shtynin zyrtarët e aeroportit si cuklën.

Kompleksi i superioritetit të bie në këtë derexhe.

E bëri punën që ta trajtojnë si trafikante , t’ia tregojnë vendin dhe ta turpërojnë publikisht!

Egomania e saj është aq dramatike sa që I ka thirriur vëllezërit shqiptarë ta ndezin luftën në aeroport e t’i nxjerrin armët, e të vriten për çantën e saj!

– Çfarë ka për të fshehur në çantë.

S’është vetëm skandal por rezistenca e Vjosa Osmanit për t’i diktuar rregullat e aeroportit të Shkupit, tregon se kjo mendërisht s’është e aftë për këtë punë.

Se, do të mund t’i respektonte rregullat dhe pastaj të çonte një reagim proteste ndaj shtetit maqedon.

– Kurrë s’e ka çel çantën a?

Kjo është edhe më misterioze nëse gjithmonë ka kaluar si në bahçe të babës!

P.S. Në çastin kur i ka thënë vetes Barby e kam ditur që s’është normal!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN