Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar situatën e një vere “të nxehtë”, si politike ashtu edhe në kriminalitet. Kara, gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e Ilir Metës, ku ky i fundit ka i kërcënuar se i falimenton për 24 orë nëse tentojnë të bllokojnë llogaritë e PL-së. Avokati në një intervistë për gazetën “SOT”, thotë se SPAK është shumë e vonuar në sekuestrimin e pasurive të Metës dhe financimet e paligjshme të Partisë së Lirisë.
E nga ana tjetër, për “non-gratën”, Sali Berisha, sa vijnë e po vështirësohen pozitat, pasi avokati thotë se zhdukja dhe vrasja e Remzi Hoxhës është kryer nga persona të veçantë të SHIK-ut, madje Berisha është tërësisht i implikuar në këtë ngjarje. Sakaq, Kara thotë se në kupolën e Policisë prej kohësh ka rënë alarmi, pas lejimit të instalimit të krimit e organizatave duke ndikuar edhe në hallka të tjera të shoqërisë. Avokati, bën apel se në Polici duhet të nis një reformim i thellë, pasi shumë efektivë janë kthyer në polica me uniformë e cila duhet të krijohet nga e para sepse nuk mund të shtyhet me arna.
-Zoti Kara, prej kohësh flitet se në radhët e Policisë së Shtetit, madje dhe në kupolën e saj ka persona të inkriminuar që bashkëpunojnë me krimin. A është normale që një vend që synon të integrohet në BE të ketë këtë polici? A duhet pastruar dhe reformuar policia nga njerëzit e inkriminuar?
Së pari nesynojmë që tëndërtojmënjë vend normal të bazuar në shtetin e sëdrejtëspër veten tonë, ku dinjiteti, prona, jeta, shanset e barabarta dhe mos diskriminimi të garantohen nga vetë shteti dhe ndjekja e lumturisë të mos jetënjë mision i pamundur.Pa u kthyer sigurisht në një shtet policor, ne duhej të kishim mbjellënjë edukatëgjithëpërfshirëse të domosdoshme për vete ekzistencën e parametrave minimale tëbashkëjetesës, atë të njohjes dhe të zbatimit të ligjit, ku policia do të luante një rol tëpazëvendësueshëm në parandalimin dhe zbulimin e krimit. Fatkeqësisht, kriminaliteti ka përfshirë edhe një pjesë tëkësaj strukture, duke na vënë tashmëpërballësfidës: reformim tërësor tëkësaj strukture, reformim të cilin na e kërkojnë nevojat tona, por edhe vetë procesi i anëtarësimit sa më të shpejtë në familjen europiane.
Janë 33 klauzola për t’u përmbushur nga ana jonë dhe ajo e dekriminalizimit tëpolicisë sigurisht qëështë nga më kryesoret. Institucionet europiane janë në dijeni të plotë tëçdo situate dhe tashmë po i mbajnë lidhjet e tyre me policinë tonë duke u bazuar tek certifikimet e sigurisë që po lëshohen nga vetë ata. Sidoqoftë kambanat e alarmit po bien gjithnjë e më shumëpër shkakun se si dhe përse u lejua, motivua dhe u instalua ky ndikim i krimit tek kjo strukturë duke e kthyer në mjaft raste atë në tëkundërtën e asaj për tëcilënështë krijuar. Përveç pastrimit tërësor dhe të rreptë që duhet aplikuar mbi këtë strukture dhe dënimit shembullor të atyre që u kthyen në kriminele me uniformë, duhen aplikuar reformat e duhura ekonomiko-sociale dhe profesionale, si garant i krijimit tëstandartave europiane tëkësaj strukture. Askush nuk mund të fshihet më pas gishtit dhe retorikës. Realiteti është krejtësisht tashmë i pamohueshëm. Kjo polici nuk mund të arrnohet më. Ajo duhet ri ngritur nga e para.
-Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket tejet i alarmuar, teksa zbuloi se bankat e nivelit të dytë po tentojnë t’i bllokojnë llogaritë e partisë. Madje ai i sulmoi dhe kërcënoi bankat dhe ndërkohë hodhi akuza të forta ndaj SPAK. Si ju duket kjo qasje e Metës dhe pse ai është alarmuar?
Nuk besoj se banka në fjalë ka dashur t’i bllokoje llogaritë PL, por Meta si paranojak dhe i depresionuar qëështë krijoi skandalin dhe përplasjen e radhës. Sipas ligjit dhe praktikave bankare, kur ndërrohentitullarët e institucioneve, bëhet depozitimi i duhur edhe në bankat ku ato operojnë. Besoj se atij kjo gjë do t’i jetëkërkuar nga punonjësja korrekte e bankës, por Meta nuk ështëmësuar t’i respektojë procedurat dhe nxitoi si përherë t’a përkthejëbudallallëkune tij në sulm politik ndaj tij. Është mëse e pritshme dhe biles shumë e vonuar sekuestrimi i pasurisë së tij dhe i financimeve të paligjshme te PL, por nuk ishte ky rasti. Shpresoj që parandjenja e tij mos t’a zhgënjejë gjatë dhe kjo frikë t’i bëhet sa më shpejt realitet. Sa përkërcënimet e Metes, ato vetëmshëndet i bëhen si SPAK-ut ashtu edhe Dumanit.
-Po nisin procedurat e kërkesës për rihapjen e dosjes së Remzi Hoxhës në SPAK. Si e shihni këtë lëvizje? A kanë mbetur më prova që implikojnë Sali Berishën në këtë vrasje?
Kjo ështënjëçështje shumë e diskutuar dhe sigurisht qëunë si shumë tëtjerë, jam i prirur të besoj se, Remzi Hoxha u arrestua apo rrëmbye, u vra dhe u zhduk pikërisht nga struktura tëveçanta të SHIK-ut, në dijeni të plotë të Berishës, si njëish president me lidhje tëveçanta me atë strukturë. Në media janë prononcuar mjaft persona lidhur përsa mësipërpërfshirë edhe ish badigardin e Berishës. Besoj se nuk do të jetë një hetim i lehtë, por jo i pamundur. Nuk e di sa mund të implikohet ligjërisht Berisha, por moralisht ai ështëtërësisht i implikuar. Përkëtë nuk kam asnjë dyshim.