MENU
klinika

Çështja e urës së Ibrit në tryezën e dialogut në Bruksel

Sa gjasa ka që Kosova dhe Serbia të arrijnë dakordësi

21.08.2024 - 16:40

Bashkimi Europian ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të mos vazhdojë veprimet e saj për hapjen e Urës së Ibrit sikurse edhe aleatët tjerë të Kosovës që janë në QUINT. Këtë temë të nxehtë të javëve të fundit, emisari Miroslav Lajcak tha se do ta nxjerrë në diskutimin në takimin e radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel kur të mbahet. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re, por diskutim për modalitetet. Nga Cikago Kryeministri Kurti la pak gjasa se mund të ketë bisedime për Urën. Ai theksoi se ka marrëveshje dhe plan se si duhet hapur ura gjatë bisedimeve në të kaluarën.

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur Bashkimit Europian disa ditë pasi ata theksuan se do ta shtrojnë çështjen e hapjes së Urës së Ibrit në tryezën e bisedimeve me Kosovën dhe Serbinë. Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, më 14 gusht shkroi se si të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës “do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”. Ai tha se BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës duhet të diskutohet në dialogun e lehtësuar nga blloku.

“Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë mashtruese. Imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve. Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë ndaj pakicës”, kishte shkruar ai.Në një intervistë nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri Kurti ia ktheu përgjigjen Bashkimit Europian se nuk ka gatishmëri ta diskutojë këtë çështje në dialogun e lehtësuar nga BE. Kurti tha se ridiskutimi i marrëveshjes së dakorduar është shkelje e saj. Kurti tha se marrëveshja është dakorduar në Bruksel.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!