MENU
klinika

Si e cilëson vendimin e Vuçiçit

Serbia “e tradhtoi”, bleu avionë nga Franca, reagon Kremlini

30.08.2024 - 19:34

Vendimi i Beogradit për blerjen e avionëve ushtarakë francezë ‘Rafale’ është zgjedhje e Serbisë. Kështu ka deklaruar me anë të një reagimi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Reagimi i Peskov vjen me rastin e vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd, gjatë së cilës u nënshkrua kontrata për blerjen e 12 avionëve të rinj Rafale.

“Kjo, është zgjedhja e miqve tanë serbë. Është e natyrshme që çdo vend të udhëhiqet nga motive ekonomike dhe të tjera kur merr vendime të tilla”, tha Peskov në përgjigje të deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç se aktualisht nuk është e mundur që Beogradi të blejë avionë nga Rusia apo Kina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN