MENU
klinika

Mumia egjiptiane që “ulërin”!

Shkencëtarët zbulojnë detajet e gjetjes së rrallë

02.08.2024 - 15:13

Ende të magjepsur nga gruaja e lashtë egjiptiane e njohur si “mumia që ulërin”, një ekip shkencëtarësh përdori rrezet infra të kuqe dhe teknika të tjera të avancuara për të zbuluar detaje rreth morfologjisë, kushteve shëndetësore dhe ruajtjes së mumjes. Fokusi kryesor i studiesve ishte të kuptonin se çfarë mund ta ketë shkaktuar shprehjen e saj të fytyrës.

Gjetjet e tyre, të publikuara në revistën Frontiers in Medicine, zbuluan se gruaja ishte 48 vjeç kur vdiq. Trupi i saj ishte balsamosur me temjan, rrëshirë dhe substanca të shtrenjta, të cilat tregtoheshin nga larg. Nuk u gjetën prerje në trup, gjë që ishte në përputhje me vlerësimin e bërë kur zbulua në vitin 1935, se truri, diafragma, zemra, dhe organet e tjera ishin ende të pranishme.

Dështimi për të hequr organet e brendshme, vuri në dukje studimi, ishte i pazakontë sepse metoda klasike e mumifikimit nga ajo periudhë përfshinte heqjen e të gjitha organeve, përveç zemrës. Studiuesit zbuluan se gruaja anonime vuante nga artriti i lehtë i shtyllës kurrizore. Në nofullën e gruas mungonin edhe disa dhëmbë, me gjasë të humbur para vdekjes. Megjithatë, studimi nuk ishte në gjendje të përcaktojë një shkak të saktë të vdekjes.

Vetëm disa mumie të lashta egjiptiane janë gjetur me gojën e hapur, vuri në dukje studimi, pasi balsamuesit zakonisht mbështillnin nofullën dhe kafkën për të mbajtur gojën e të vdekurit të mbyllur. Çfarë e shkaktoi shprehjen e frikshme të gruas nuk është e qartë nga gjetjet e studimit, megjithëse studiuesit parashtruan një hipotezë. Sipas studimit, shprehja e fytyrës mund të lexohet si një spazëm kufomash, një formë e rrallë e ngurtësimit muskulor që vjen nga vdekja e dhunshme, duke nënkuptuar se gruaja mund të ketë vdekur duke bërtitur nga agonia ose dhimbja. Është e mundur, gjithashtu, thonë autorët e studimit, që ajo të jetë mumifikuar brenda 18 deri në 36 orë pas vdekjes përpara se trupi i saj të relaksohej ose të dekompozohej, duke ruajtur kështu pozicionin e hapur të gojës.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB