Kanceri, po njihet ndryshe si pandemia globale që ka prekur një numër të madh njerëzish, që nga fëmijë, të rinj e deri tek moshat më të mëdha.
Deri më tani, përveç trajtimeve “bazike” si kimioterapia apo rrezet, ende nuk ka dalë një vaksinë që të mund të kurojë qelizat tumorale në kohë, pa u lënë mundësinë që të përhapen më tej.
Por sëfundmi shkencëtarët e univeristetit Rice në SHBA kanë zbuluar një mënyrë të re për të shkatërruar qelizat kanceroze dhe kjo sipas tyre mund të bëhet përmes dritave infra të kuqe.
Kjo teknikë novatore nxjerr në pah fuqinë e dridhjeve të molekulave të shkaktuara nga rrezet infra të kuqe për të shkatërruar qelizat kancerogjene, duke ofruar shpresë të re në luftën kundër kancerit.
Ekipi i shkencëtarëve krijoi një lloj çekiçi duke përdorur disa molekula, të cilave u quajnë “plazmonë”, të cilat kur vendosen në afërsi të dritës infra të kuqe, lëshojnë dridhje në mënyrë të sinkronizuar, gjë që çon në shkatërrimin e membranave qelizore kancerogjene, shkruan “BrighterSide”..
Por si funksionojnë molekulat
Gjetjet, të cilat u publikuan në “Nature Chemistry”, kanë treguar rezultate efektive duke eliminuar 99 për qind të melanomave te minjtë në laborator.
Këto molekula veprojnë me shpejtësi të lartë dhe i përgjigjen dritës infra të kuqe, një arritje që konsiderohet si e paprecedentë.
Një nga avantazhet e mëdha të krijuara nga afrimi i këtyre molekulave me dritë infra të kuqe është aftësia për të depërtuar thellë në trupin e njeriut pa shkaktuar dëme në indet e shëndetshme.
Tepër mbresëlënës efektiv dhe minimalisht invaziv, ky zbulim mund të revolucionarizojë trajtimin e kancerit, duke u ofruar shpresë pacientëve.
“Vibrimet e mira” të shkencës kanë sjellë vërtet një valë të re optimizmi kundër kancerit. Kimisti James Tour e konsideron këtë metodë të jashtëzakonshme.
Ekipi i tij ka bërë më parë trajtime me përbërës të tjerë të pajisur me disa zinxhirë atomesh që aktivizohen nga drita për të hyrë në zonën e membranave të infektuara me baktere, qeliza kanceroze dhe kërpudha, të cilat nuk trajtohen me ilaçe, për t’i shkatërruar ato.
“Rrezet infra të kuqe mund të arrijnë një thellësi prej 10 centimetrash, që është shumë më tepër se sa mund të bëjmë me nanotelat që mund të depërtojnë vetëm gjysmë centimetri në trupin e njeriut, ky është një përparim i madh”, thuhet në përmbledhjen e studimit.
Ndërkohë që pak javë më parë, një 67-vjeçare britanik u bë pacienti i parë që provoi vaksinën e kancerit të mushkrive. “Si vetë shkencëtar, e di që shkenca mund të përparojë vetëm nëse njerëzit pranojnë të marrin pjesë në programe si ky. Unë punoj në inteligjencën artificiale dhe jam i hapur për të provuar gjëra të reja. Shpresoj se vaksina do të luftojë qelizat e kancerit dhe trajtimi do të jetë efektiv”, tha 67-vjeçari nga Londra.