Shtatori do të nisë vrullshëm për qeverinë dhe Partinë Socialiste.
Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i Partisë Socialiste do të mbledhë në 1 shtator në Tiranë gjithë ministrat e qeverisë dhe figurat kryesore të Partisë Socialiste.
Mbledhja e ministrave dhe figurave të larta të partisë është kthyer në traditë në PS në çdo nisje sesioni parlamentar.
Në 1 shtator dy do të jenë pikat e diskutimit, e para një analizë e përgjithshme e punës së bërë nga qeveria dhe çdo ministri deri më sot, dhe objektivat që do të vendosë qeveria deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Ndërkohë që në 4 shtator PS do të mbajë një tjetër takim të rëndësishëm, që do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare.
Në këtë takim gazetarja Mema mëson gjithashtu se do të zgjidhet gjithë sekretariati i PS, duke nisur nga zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm.
Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare kryeministri Rama do të shpallë edhe emrat e 12 drejtuesve politikë të qarqeve, e cila do të jetë skuadra me të cilën PS do të synojë mandatin e katërt në qeveri. /Vizionplus.tv/