Trabzonspori ka në plan të firmosë me një sulmues për sezonin e ri, edhe pse dy ndeshjet e para në kampionatin turk janë zhvilluar, dritarja e transferimeve është e hapur deri në shtator.
Pasi nuk mundi dot të sjellë në skuadër, Onaçu dhe Vegorst, klubi turk ka si objektiv afrimin e Rei Manajt nga Sivaspori. Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kërkuar leje nga klubi i tij për t’u bashkuar me Trabzonspor, pasi i ka pëlqyer oferta e këtyre të fundit. Ndërsa kontaktet vazhdojnë pasi fillimisht presidenti i Trabzonsporit Ertogrul Dogan u takua me presidentin e Sivasporit.
Negociatat e transferimit morën vrull dhe tarifa ishte 5 milionë euro. Megjithatë, Sivaspori kërkoi që në këtë kalim të përfshiheshin edhe dy lojtarë të tjerë, por kësaj kërkese, Trabzoni iu përgjigj me 3 milionë euro dhe jo pesë. Kështu ekipi i Manajt bëri një deklaratë ku tha se nuk ka marrë ende asnjë ofertë me shkrim. Kjo ishte e vërtetë, pasi me shkrim nuk kishte asgjë, por negociatat verbale vazhdojnë. Manaj ka mbetur i impresionuar nga oferta e Trabzonit dhe ka shprehur dëshirën për tu bashkuar me ta.