MENU
klinika

Nga Mark Strand

Të hash poezi

26.08.2024 - 16:18

Bojë më rrjedh cepave të buzëve
S’ka si lumturia ime.
Kam ngrënë poezi.

Biblioktekarja s’u beson syve.
Vështrimin e ka të trishtë
dhe ecën me duart mes palave të fustanit.

Poezitë kanë marrë arratinë.
Drita është e zbehtë.
Qentë ndodhen në shkallët e bodrumit dhe ngjiten.

Sytë u vërtiten,
putrat e verdha digjen si shkarpa.
Bibliotekarja e gjorë nis të përplasë këmbët dhe vajton.

Nuk kupton.
Kur gjunjëzohem dhe dorën ia lëpij, klith.

Jam një njeri fringo.
I skërmitem dhe leh.
Kremtoj me hare në errësirën librore. /Përktheu Beti Njuma

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Magjia për ditës me diell...

Gabo rrëfeu vetëm dashurinë!


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe