MENU
klinika

Autori bie në pranga (EMRAT)

U godit me thikë tek “Astiri”, ndërron jetë 34-vjeçari

24.08.2024 - 20:35

Humb jetën në spital 34-vjeçari Amaraldo Hoxhallari. I riu mbeti i plagosur me thikë pasditen e kësaj të shtune në Tiranë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:45 në zonën e Unazës së Re. Autor i dyshuar i vrasjes së Hoxhallarit është 25-vjeçari Darmian Keli, i cili u arrestua nga policia.

Në njoftimin e saj për mediat, policia e Tiranës tha se shkak për ngjarjen u bë një sherr për motive të dobëta, por pa dhënë detaje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.