MENU
klinika

Bota po digjet

Vapë ekstreme dhe zjarre nga Europa në Ballkan, Turqi dhe Brazil

02.08.2024 - 12:44

E quajnë “moti i zjarrit” dhe po mundon gjithë botën nga Turqia në Spanjë, nga Bolivia në Ballkan dhe sipas shkencëtarëve shkaku është ngrohja globale. Temperaturat kanë regjistruar nivele rekord në 10 vitet e fundit në Evropën Qendrore.

Mëngjesin e sotëm 183 zjarrfikëse shuan flakët në ishullin Evia në Greqi, megjithëse alarmi mbetet i lartë në rajonet e Atikës.

Nuk ka qetësi për Gadishullin Ballkanik ku prej ditësh po digjen zona të Maqedonisë së Veriut. Serbia ka dërguar helikopterë në Maqedoninë e Veriut, ku disa zjarre jashtë kontrollit janë luftuar për më shumë se 20 ditë. Një nga zjarret ka shkaktuar vdekjen e një të moshuari banor të një fshati në lindje të kryeqytetit Shkup.

Edhe Shqipëria po lufton për të mbajtur nën kontroll zjarret. Erërat e forta përshpejtuan përhapjen e saj në të dy vendet dhe shumë banorë u detyruan të evakuohen. Nga Tirana u kërkua ndihma e dy helikopterëve italianë për të shuar zjarret në Shëngjin

Në Kroaci, në bregdetin dalmat, flakët i detyruan banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre, pa viktima. 755 zjarrfikës dhe 10 avionë Canadair u vendosën në 122 zjarre të ndryshme. Ekipet e shpëtimit konfirmuan se zjarret në të gjitha zonat ishin shuar me sukses.

Vapa ekstreme vazhdon të djegë në Evropë, me nëntë komuna në Spanjë nën alarm portokalli për temperatura të larta. Katër zjarre të ndryshme kanë dhënë alarmin edhe në Spanjë, më i keqi, 25 km i gjatë në Castile i cili u vu nën kontroll pasi dogji 2 mijë hektarë bimësi.

Flakët nuk ndalen as në Itali, me 16 zjarre vetëm në Siçili, të nxitura nga erërat e forta dhe temperaturat rekord.

Vetëm disa javë më parë flakët e zjarrit dhe i nxehti kanë përfshirë qëndrën perëndimore të Brazilit.

Pesë të vdekur dhe 44 të lënduar në Turqi është bilanci nga pasojat e zjarrit në Turqi.

Ekspertët thonë se është koha për të vepruar për të shmangur më shumë katastrofa klimatike në Evropë dhe u bëjnë thirrje liderëve evropianë të trajtojnë tendencat shqetësuese të motit në të gjithë kontinentin.