MENU
klinika

Kontratë 3 vjeçare me klubin turk

Zyrtare, sulmuesi kuqezi transferohet në Turqi

30.08.2024 - 18:57

Një tjetër futbollist kuqezi do të vijojë karrierën në Turqi. Superliga turke ka qenë “strehëza” për shumë futbollistë të ekipi kombëtar, ku së fundmi Sokol Cikalleshi pas gati një dekade u largua nga klubi i tij Konyaspor.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin, cili ka firmosur me skuadrën e Bodrum në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vitet e ardhshme.

Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava. Te ukrainasit Seferi u transferua pikërisht nga Tirana për shifrën e 500 mijë eurove. Më tej Seferi spikati dhe me Baniyas në huazim. Vlen për t’u theksuar se aventura në Superligën turke do të jetë e para për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emrat e përfituesve që do t’u lëvrohen paratë nga banka!

842 familjet që përfitojnë kredi të butë për shtëpi