MENU
klinika

“Forca që më keni dhënë, e jashtëzakonshme”

24 orë në qeli, Salianji: Kam të gjitha energjitë për të dalë triumfues…

28.09.2024 - 22:20

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ndërsa janë bërë 24 orë nga momenti kur ai u transferua në burgun e Fierit, për të vuajtur dënimin me një vit burg të caktuar nga Gjykata e Apelit për Kallëzim të Rremë.

Salianji ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë, ndërsa shprehet se ka të gjitha energjitë për të dalë triumfues në këtë betejë.

Reagimi:

Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dal triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra

Dënimi i Salianjit

Ervin Salianji u dënua me një vit burg nga Gjykata e Apelit në lidhje me çështjen “Babale”, dënim që do ta vuajë në burgun e Fierit. Pasditen e djeshme demokrati i shoqëruar nga kolegë dhe juristë la ambientet e selisë së PD për t’u vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Salianji tha se betejën me regjimin do ta bëjë edhe nga qelia. Ndërkohë, në hyrje të Drejtorisë së Policisë, Salianjin e prisnin dhjetëra simpatizantë demokratë. Menjëherë pas kësaj deklarate, Salianji u përshëndet me mbështetësit PD-së dhe u vetëdorëzua në ambientet e Policisë së Tiranës, ku pas kryerjes së procedurave, u nis drejt burgut të Fierit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti demokrat: Fushatën do ta bëj nga qelia!

Apeli vendos 1 vit burg për Salianjin