MENU
klinika

Niko Peleshi: Nuk ka vendim politik!

A do të votojë PS për mandatin e Xhaçkës?

10.09.2024 - 12:00

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi dha se nuk ka një vendim politik sa i takon mandatit të Olta Xhaçkës, mandati i të cilës pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.

Për mediat, Niko Peleshi tha se nuk diskutohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij çdo deputet do ta lexojë vendimin dhe do votojë, por theksoi se nuk ka vendimmarrje politike.

Po ashtu, ai tha se do t’i drejtohen për një opinion Komisionit të Venecias, por jo për këtë rast, por për një mendim në parim për raste të tjera që mund të hasen.

“Ne nuk i diskutojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në grupin parlamentar ku merren vendimet politike. Kjo çështje nuk është në rendin e ditës, nuk është diskutuar asnjë fjalë me deputetët, nuk e trajtojmë si vendim politik.

Vendim i Gjykatës Kushtetuese është bërë i njohur për deputet, do lexohet nga çdo deputet. Grupi i PS nuk ka vendim politik për këtë. Ne do ti drejtohemi Komisionit të Venecias, por jo për këtë. Do ti kërkojmë një mendim në parim për cdo situatë tjetër që mund të hasim”, tha Niko Peleshi në përfundim të mbledhjes së Grupit të PS.

Peleshi zbardhi edhe diskutimet në Grupin e PS, ku u ndal edhe tek seanca parlamentare, ku është kërkuar një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, për transportin e mbetjeve toksike.

Kreu i Grupit të PS nuk e përjashtoi mundësinë që në seancën e të enjtes të jetë i pranishëm vetë Rama.

“Kemi diskutuar për rendin e ditës, që fillon me dy interpelanca, njëra me kryeministrin Rama për mbetjet, të dyshuara si rrezikshme dhe një interpelancë me zv.kryeministren. Do jetë një interpelancë në zbatim të rregullores, rregullorja ja njeh këtë edhe ministrit të shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, por me shumë gjasa sipas axhendës kryeministri mund të jetë në seancë”, u shpreh Niko Peleshi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN