MENU
klinika

Kreu i SPAK merr dëshmitë nga ish-zv.kryeministri

Altin Dumani në Zvicër për të marrë dosjet e Arben Ahmetajt

21.09.2024 - 11:47

Kreu i SPAK, Altin Dumani u shfaq së fundmi në një vizitë të papritur në Zvicër, “parajsën” e politikanëve shqiptarë të cilët kanë fshehur atje miliona. Vetë SPAK bëri me dije se Dumani është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, Stefan Blättler, me të cilin u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit. Burime bëjnë me dije se kreu i SPAK nuk do të vijë duarbosh në Tiranë. Mësohet se atij i janë vendosur në dispozicion dosjet voluminoze të dëshmitarit kyç të aferave të qeverisë, Arben Ahmetaj, i cili pas shpalljes në kërkim nga SPAK, prej disa muajsh qëndron në një nga lagjet më të pasura në Zvicër, bashkë me bashkëjetuesen e tij, Eriola Hoxha dhe vajzën që ka me këtë të fundit. Ai lëviz i lirë në Lugano pasi SPAK nuk po bën përpjekje për ta kapur.

Të gjithë e dimë se nëse autoritetet e huaja i futen me themel kërkimeve, brenda 24 orëve Ahmetajn e ke në Tiranë, por mësohet se ish-zv/ministri socialist është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë. Kjo mund të jetë dhe arsyeja që nuk e sollën me urgjencë në Tiranë, pasi edhe SPAK nuk mori asnjë masë për ta parandaluar ikjen e tij. Ky është një model që hetuesit e kanë ndjekur dhe me pushtetarë të tjerë të rëndësishëm të korruptuar të cilët janë arratisur nga vendi me informacione me vlerë. Gazeta e ka raportuar pak kohë më parë se Ahmetaj kur është larguar, nuk ka ikur duarbosh. Ai ka marrë dokumente të rëndësishme që implikojnë gjithë qeverinë socialiste në afera korruptive. Informacionet që ai mund të ketë nxjerrë pritet të tronditin politikën shqiptare.

Rrëfimet e Ahmetajt

Ky ishte rasti i artë që po kërkonte të shfrytëzonte Altin Dumani në bashkëpunim me autoritetet e huaja, duke mos çuar vartësit e tij nw Zvicër, por shkoi vetë pwr tw marrë informacionet e rëndësishme që ka dhënë Ahmetaj. Ahmetaj ka nxjerrë emra, llogari bankare dhe dosje voluminoze dhe në këmbim, i lehtësohen pozitat dhe e lënë që të qëndrojë i qetë në Zvicër. Sinjalet se Ahmetaj ka folur, madje dhe me shërbimet e huaja i ka dhënë vetë ish-ministri. Në intervistën e fundit për median gjermane DerSpiegel e cila tronditi nga themelet qeverinë “Rama, ai tha se shërbime sekrete të Evropës dinë gjithçka në detaje, veçanërisht për pastrimin e parave dhe krimin e organizuar ku është implikuar shteti i kryeministrit Rama. Mësohet se ai ka nxjerrë për drejtësinë informacione të vlefshme duke nisur nga kanabizimi i vendit, ku sipas tij ai ishte një projekt qeveritar i drejtuar nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri u përdor si kokë turku.

Ahmetaj ka thënë se si ideator dhe zbatues është kryeministri. Si bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, Ahmetaj ka thënë se vërshimi i kanabisit në vend nga viti 2014 deri në 2017 ishte axhenda e fshehur ekonomike e kryeministrit. Nga ana tjetër, Ahmetaj ka prova që vërtetojnë se afera e Inceneratorit të Tiranës është ideuar dhe drejtuar nga Edi Rama. Vetë ai e ka deklaruar në publik se po të hapet dosja e inceneratorit të Tiranës, “do të llahtarisen shqiptarët”, se përfshirja është “deri në nivelin maksimal të qeverisjes. Si dëshmitar okular, Ahmetaj e zëvendësoi fantazinë e një qeverisjeje të korruptuar deri në palcë, me realitetin e një bande që korrupton në vend të korruptohet, e një Kryeministri që i ideon, i urdhëron dhe pastaj i përvetëson vetë, nëpërmjet një grupi bedelësh-biznesmenë, pasuritë publike të vendit. Nëse Rama dikur thoshte: “Ata që më njohin nga afër e dinë raportin tim me paratë”, kjo dëshmi e ish-bashkëpunëtorit të tij më të afërt për 9 vjet, vlen për të kuptuar këtë raport. Për disa nga këto afera, Ahmetaj ka prova dhe këtë e vërtetoi dhe me skandalin që denoncoi publikisht për Tunelin e Llogarasë, dosje e cila shkoi në SPAK.

Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë. Faktet që dolën pas investigimit të vetëm disa fjalive që tha Ahmetaj treguan batërdinë që Balluku dhe Rama kanë bërë me këtë tunel. Sipas Ahmetajt, kompania turke ka “vjedhur” 32 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Jo vetëm kaq, ish-ministri ka deklaruar se në Shqipëri pastrohen para përmes kriptomonedhave, madje ai ka thënë se ka parë njerëz të krimit që kanë takuar Edi Ramën në zyrë. Këto janë vetëm informacione sipërfaqësore që Ahmetaj, i ka dërguar publikisht nga daljet e tij në media kryeministrit Rama se do t’i nxjerrë të gjitha krimet dhe aferat. Tashmë Ahmetaj ka kaluar në një stad tjetër. Dokumentacionet i kaloi në SPAK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Muaj me të papritura! Ahmetaj drejt arrestimit

Rama anulon vizitën në Vlorë, ja lëvizja e kryeministrit

Në kërkim për çështjen e inceneratorëve

SPAK merr vendimin për Arben Ahmetaj

Pas vendimit të Kuvendit për t’i hequr mandatin

Lëvizja tjetër ndaj Ahmetajt/ Çfarë njofton Ministria e Jashtme


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin