MENU
klinika

"Në burg mund të shkojë çdokush që bën denoncime nëse…"

‘Apeli’ për Salianjin/ Avokati paralajmëron: Situatë alarmante

26.09.2024 - 17:45

Avokati Ledio Braho në një program televiziv duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apeli, që dënon me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji, e cilësoi si të paprecedentë dhe si një rrezik jo vetëm për demokracinë, por edhe për lirinë e shprehjes.
Braho tha se Salianji u dënua me 1 vit burg sepse bëri denoncim publik.

“Nisur nga ky vendim i Apelit kemi një situatë alarmante pasi çdo denoncim publik, mund të përfundojë në burg, si në rastin e deputetit Salianji. Kushdo që bën një denoncim publik dhe Prokuroria nis hetimet, dhe nuk rezulton që të merret dikush nën hetim, atëherë merret nën akuzën e kallëzimit të rremë ai që bën denoncimin”, tha Braho.
Avokati tha se deputeti Salianji është dënuar për kallëzim të rremë kur nuk ka asnjë kallëzim të depozituar, ndërkohë që edhe në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë thuhet se dënimi bëhet për denoncim publik.

“Nuk kemi asnjë rast që kallëzuesi i rremë të jetë dënuar me burg. Mund të jetë rasti i vetëm që një person dënohet me burg për një kallëzim të rremë. Salianji u shpall fajtor pa asnjë provë, u shpall fajtor me një dëshmitar aktor i shpikur nga Kryeministri, i cili edhe në sallën e gjyqit e mohoi që të kishte dijeni lidhur me audio-përgjimin”, tha Braho.

Avokati tha se fillimisht duhet të konstatohet përfundimi i mandatit të deputetit dhe më pas duhet të vazhdohet me zbatimin e vendimit të Apelit.
“Prokurori lëshon një urdhër ekzekutimi për vendimin e Gjykatës së Apelit. Ne do të ndjekim të gjithë hapat proceduriale”, tha Braho, duke shpjeguar se si veprohet për sa i takon zbatimit të vendimit të gjykatës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputeti demokrat: Fushatën do ta bëj nga qelia!

Apeli vendos 1 vit burg për Salianjin


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin