MENU
klinika

"Dalja e përgjimeve do sjellë përplasje…"

Bardhi akuzoi kreun e Policisë Shkodër, Karamuço: Ai është kërcënuar disa herë nga bandat!

12.09.2024 - 22:39

Gazment Bardhi akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit se kreu i Policise se Shkodres eshte emeruar nga bandat.

Por detajet qe sjell eksperti i kriminalistikes Ervin Karamuco rrezojne pretendimet e PD.

Ervin Karamuço: Dua të saktësoj që ajo që ajo që është diskutuar sot, është totalisht e gabuar. Drejtuesi i parë Edmond Sulaj, në 2021 nuk ka qenë fare në asnjë lloj qyteti që i përket veriut të Shqipërisë. Në këto komunikime sky flitet për bandat e shkodrës dhe Lezhë. Ndërkombëtarët nuk i sjellin për ti diskutuar në parlament, por për t’i hetuar SPAK. Ajo që po ndodh është se dikush nga funksionarët e SPAK po i nxjerr këto po bën një gabim të madh për të indimiduar funksionarët dhe për të hapur një përplasje bandash. Është sekret hetimor, ka një urdhër që të mos dilnin në media. Ka dalë nga SPAK, s’mund ta kishte policia sepse e implikonte ajo.

Do shkaktojë përplasje bandash se disa nuk e dinte mendimin e rivalit. Ai i thoshte tjetrit shkoni dhe vriteni, këto merren vesh nga këto biseda. Është e dyta herë që drejtori i Shkodrës sulmohet politikisht. Këtë vit ka asgjësuar 400 mijë rrënjë kanabis. Shkodra është kthyer në Palermo, për shkak të përplasjes së bandave për drogë. Është kërcënuar disa herë, ai nuk e pranon se nuk do të ngjajë viktimë. Nuk mundet dot që këtë person t’i themi je pjesë e pandave kur ai i ka hequr 400 mln euro bandave këtë vit. Në fund të muajit korrik patëm operacionin Plumbi i Artë 2, është bërë hetim i madh nga ana e SPAK. Janë pyetur drejtues e policisë dhe të BKH, arrestohet një person në një vend fqinj dhe ai ka të deklaruar që se ka marr informacionin nga policia, por nga brenda BKH-së.

Kodet janë, komunikimet janë. Ka 3-4 ‘Monda’ që kanë punuar në policinë e Shtetit në atë kohë, edhe në veri të vendit. Thashetheme bandash, shitet mend edhe për të treguar fuqi. Ka fluks të madh informacioni. Ka që nga muaji shkurt mars ka filluar hetimi dhe masat konkrete për disa prej plumbi i artë 2 ku kanë dalë funksionarë të shtetit për të cilët do të ketë masa.