MENU
klinika

"...e shprehte dashurinë!”

Bashkëshortja e “Xha Sulos” kujton njohjen me aktorin

26.09.2024 - 09:40

Të gjithë e njihni xha Sulon apo jo? Sakaq në studion e “Vizionit të Pasdites”, ka qenë bashkëshortja e Albert Vërrisë, i njohur ndryshe si “xha Sulo”, Jolanda Vërria, e cila nëpërmjet rrëfimit të saj tregoi emocionet e para kur mori vesh që filmi “Kapedani” do të restaurohej.

Jolanda Vërria gjithashtu tha se i sheh shumë shpesh të gjitha filmat ku ka luajtur i shoqi dhe theksoi se i mban mend të gjitha batutat.

Ajo ndau detaje nga njohja me partnerin e saj, aktorin e njohur nga të gjithë për rolin e jashtëzakonshëm në filmin “Kapedani”.

“Kemi qenë njëri në një cep të pallatit e njëri në tjetrin. Mua më pëlqente, mënyra e të veshurit më bënte përshtypje. Berti kishte hyrë në muhabet me babin tim. Babit tim i pëlqente si dhëndër. Një miku i familjes sonë kishte shoqëri me Bertin, ai na lidhi. E shprehte dashurinë”,- tha Verria.

“Ishte gjithë kohën pothuajse i ikur në teatër, angazhohej me filma. Filmi i parë ka qenë “Dasma”, më vonë tek filmi “Ura”, që ka atë shprehjen e famshme “Po me urën ç’patët?” Jemi martuar brenda 6 muajve. Nuk bëmë dasmë të madhe, një gjë të thjeshtë. Jemi takuar me prindërit e tij, i ati një zotëri, e ëma një zonjë e vërtetë. Kur sëmureshin fëmijët, ai nuk ishte se ishte në xhirime, por unë kisha afër prindërit e mi. Megjithatë, ai ishte i përkushtuar, do merrte në telefon gjithmonë”,- shtoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Xhevahiri i artit shqiptar!

Filmi “Kapedani”, restaurohet në 4K


Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!