MENU
klinika

Mbyllen hetimet për dosjen “Partizani”

Berisha dhe Malltezi thirren në SPAK, ja çfarë pritet

23.09.2024 - 11:18

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen “Partizani”. Të pandehurit janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve të mërkurën e kësaj jave.

Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqiten ditën e mërkurë. Së bashku me mbylljen e hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe aktet përfundimtare në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj tyre nga struktura e posaçme.

Në 11 shtator, SPAK i komunikoi Berishës akuzën “korrupsion pasiv”, ndërsa dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi “korrupsion pasiv dhe pastrim parash”.

Një ditë me vonë, në dyert e SPAK u thirr edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, të cilit iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja si dhe financieres Andia Pustina.

Afati i fundit i SPAK për mbylljen e hetimeve për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani ishte data 2 tetor. Hetimet për këtë çështje nisën katër vite më parë, pas kallëzimit të depozituar nga Taulant Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berisha tregon ‘bisedën’ me prokurorët

“Nuk u mor vesh kush pyeti më shumë, ata mua apo unë ata”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin