Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, që fitoi në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit është betuar këtë të hënë, duke marrë zyrtarisht detyrën.
Pas betimit, Tavo u shpreh se sfidat komunitare janë të shumta në Bashkinë Himarë, por me besim, me punë dhe vullnet shtoi ai gjithçka mund të realizohet.
“Sfidat janë të shumta, problematiket janë nga më të ndryshmet në të gjithë sektorët e jetesës komunitare, por nga përvoja ime, kam mësuar se kur ekziston vullneti dhe dëshira, çdo gjë mund të realizohet”, tha ai.
Në 12 shtator, KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, duke vlerësuar se rezultati ishte i pakontestueshëm pasi nuk u gjet asnjë shkelje.
Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Belerit u shpall i pavlefshëm për shkak të dënimit nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria